PD, letër Kuvendit: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht Xhafaj e Veliu

E mërkurë, 05 September 2018 18:19

Nëpërmjet një letre të dërguar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Partia Demokratike ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka penguar qëllimisht Komisionit që do të hetonte përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke fshehur informacionin dhe dokumentet.

Në letrën e firmosur nga nënkyetari i Kuvendit, Edi Paloka thuhet se “edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij.

Edi Paloka thekson se heqja e të drejtës kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverinë shënon fundin e parlamentarizimit dhe është dhunim flagrant i demokracisë funksionale në vend. Partia Demokratike i kërkon Kryetarit të Kuvendit të marrë masa për përgjegjësit e pengimit të qëllimshëm të Komisionit që do të hëtontë përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale.” –thuhet ndër të tjera në letrën e nënkryetarit të Kuvendit, Edi Paloka.

 

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 18:24

2 komente

  • Përgjigju Sidorel

    Kjo mut opozite e ka mendjen hiq ate dhe hiq kete nderkohe qe paguhet per te vajt ne kuvend dhe per te dhen ide jo per te bere kurban. Kta kujtojn sikur jane mbreter e duan vetem te presin kokat e atyre qe i godasin

    E mërkurë, 05 September 2018 22:05 komentuar nga Sidorel
  • Përgjigju luko

    Ore kta te PD jane bere si femij te llastuar. Jo hiqe kete jo hiqe ate, kur eshte koha per te vajt ne parlament ven ne shkoder. Sa turp per zotin. Ju kane votuar per te dhen ide aty o budallenj se u bet gaz i botes.

    E mërkurë, 05 September 2018 19:32 komentuar nga luko

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...