VIDEO/ Lulzim Basha: T’i japim fund bashkëqeverisjes së krimit, forca jonë mobilizimi qytetar

E mërkurë, 05 September 2018 20:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  e konsideroi emergjente për sa i përket misionit të opozitës luftën e pakompromistë me bashkëqeverisjen me krimin, siç e quajti ai qeverisjen e Edi Ramës.

“Qeveria është e kapur nga krimi, Edi Rama bashkëqeveris me kriminelët. T’i japësh fund bashkëqeverisjes së krimit, të çlirosh qeverinë nga krimi, do të thotë, të çlirosh Shqipërinë nga gjysma e bandës. Banda është ndarë përgjysmë. Njëra gjysmë terrorizon Shkodrën, Elbasanin, Durrësin, Tiranën, Fierin, Vlorën, Korçën, gjysma tjetër është në Këshillin e Ministrave dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, ashtu si krimi dhe qeveria janë bërë një dhe të pandarë, ashtu edhe pastrimi i qeverisjes nga krimi, do të thotë, pastrim i Shqipërisë nga një qeveri e bërë njësh me krimin”, tha Basha në intervistën e dhënë në syri.net.

Sipas tij forca më e madhe e opozitës, forca më e madhe e ndryshimit është mobilizimi qytetar. Pa dyshim ky do të jetë një kombinim i aksionit politik të opozitës, partive politike të opozitës, me të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë, me të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë ata që ndjejnë pasojat e drejtpërdrejta të bashkëqeverisjes me krimin. Dhe këto pasoja nuk kufizohen thjesht dhe vetëm në gjendjen e sigurisë, në shkolla, në rrugë, në lagje, në rrethimin e zonave të tëra të qyteteve tona, nga bandat kriminale, që i kanë bërë zonat të pakalueshme për qytetarët, në humbjen e jetëve të pafajshme, në rrëmbimin, deri edhe të fëmijëve nga bandat kriminale. Pra, në aspektin e sigurisë, bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin sjell një faturë të drejtpërdrejt në tavolinat e shqiptarëve, në shkollimin e fëmijëve të tyre, në shëndetësinë e shqiptarëve, sepse me bashkëqeverisjen me krimin, Edi Rama, dhe ministrat e tij të lidhur me krimin, dhe eksponentët e tjerë të lidhur me krimin, si; Fatmir Xhafa, Taulant Balla dhe ushtarët e krimit, ushtarët e bandave si; Jurges Çyrbja, bëjnë të mundur grabitjen dhe zhvatjen e taksave të shqiptarëve, taksave që në vend se të shkojnë për të bërë rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale, për të rritur pensionet, për të ofruar shërbim më të mirë shëndetësor, përfundojnë si PPP, tendera e koncesione dhe kontrata korruptive, të cilat përfitohen nga një grusht njerëzish të lidhur me krimin dhe një grusht oligarkësh. Pra, krimi ka një faturë ekonomike, ka një faturë sociale dhe natyrisht ka një faturë të tmerrshme psikologjike dhe sigurie, humbje jetësh për qytetarët e pafajshëm shqiptarë”, tha Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 21:45

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!