E vërteta e ‘Toyota Yaris’/ Basha: Si e shpëtova aksionin nga dështimi

E mërkurë, 05 September 2018 20:30

Në intervistën e dhënë për syri.net Lideri i opozitës, Lulzim Basha, foli edhe për ngjarjen e rëndë të përfshirjes së Taulant Ballës në çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Basha shpjegoi se bëri atë deklaratë para operacionit pikërisht për ta shpëtuar atë.

Jeni në intervistën e parë pas ‘Toyota Yaris’ së famshme. Z. Basha, e paralajmëruat dy ditë përpara se ajo të kapej, në Kuvendin e Shqipërisë. Jeni akuzuar se keni dekonspiruar operacionin.

Mashtrim!

Nga e morët informacionin?

S’kam ndërmend ta ndaj me ju, nga e mora informacionin, por mund t;ju them që Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi partnerë më të besueshëm se qeveria për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë këtu edhe faktorë ndërkombëtarë.

Në rastin konkret është faktor ndërkombëtar?

Në vetë natyrën e çështjeve do të ishte joserioze, përveçse pot ë isha gazetar, që unë s’jam, jam kryetari i opozitës, dhe pretendenti për kryeministër dhe ish-Ministër i Brendshëm dhe ish-Ministër i Jashtëm kështu që nuk kam ndërmend të hyj në këto detaje sado interesante të jenë për emisionin.

Por bëtë publike një fakt për një operacion i cili ishte në vazhdim z.Basha?

Absolutisht jo! Operacioni ishte në dështim dhe ishte pikërisht bërja publike e faktit me koordinim të plotë me ata faktorë pa të cilët Shqipëria do të ishte edhe më zi se ç’është sot dhe me ndihmën e të cilëve do të ngrihemi bashkë me qytetarët shqiptarë që këta të paktën të detyrohen ta kapin dy ditë më vonë.

Kjo dëshmi e shpëtoi operacionin?

Absolutisht kjo dëshmi apo ky paralajmërim ishte pjesë e një skenari alarmesh të vëna në lëvizje nga këta faktorë, të cilët kur panë mungesë totale reagime iu drejtuan sigurisës së fundit së një vendi që është opozita e vendit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!