Veting për politikanët/ PD shpall nismën kushtetuese, sfidon Ramën

E Enjte, 06 September 2018 11:19

Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.

Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.

Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:

  • • dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
  • • lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
  • • ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
  • • pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
  • •garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

 Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.

 Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.

 Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.

Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar.

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 16:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!