I arrestuari i Shkodrës mik i socialistëve, foto me Erion Veliajn

E Enjte, 06 September 2018 12:44

Erogen Vaso Brajoviç është një prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit në aksionin e zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës. Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.

Ai është akuzuar në vitin 2007-të për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.

Fillimisht ai ka qenë këshilltar bashkiak në Shkodër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Edhe nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, Erogen Vaso shihet në shoqërinë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai gjithashtu ka shpërndarë video të Ditmir Bushatit, ministër i Jashtëm në qeverinë socialiste.

Në reagimin e policisë thuhet se Vaso është arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e elementëve me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë. Gjithsesi, nuk jepen të dhëna për veprat penale të kryera nga ky person.

Video/ Arrestimi i katër ‘të fortëve’ të Shkodrës, çfarë ka që s’shkon me këtë operacion

Aksioni me autoblinda pas thirrjeve të PD, mes të arrestuarve ish-kampioni i boksit, shënjestra e dyshuar e atentatit në Shkodër

Katër vrasje dhe disa grabitje; kjo është ‘CV’-ja kriminale e Ilir Bajrit, i arrestuar sot në Shkodër

16002876_1247000005391388_2584681630392238698_n.jpg

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 14:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...