Vrasjet në Mamurras, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi

E Enjte, 06 September 2018 14:34

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar për dy vrasjet e njëpasnjëshme në Mamurras, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe akuzuar si përgjegjës të frymëzimit të krimit kryeministrin Rama dhe ministrin Xhafaj.

Berisha madje u bën thirrje qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë, për shkak të krimeve të fundit që kanë ndodhur në vend.

“Dy vrasje, dy plagosje ne qarkun e Lezhes!

Njera nga viktimat nje 14 vjeçar.

Xhafa i Droges nxit vrasjet, thote ‘Kriminelet po vrasin njeri tjetrin’!

Narkopolicia fsheh njeren plagosje.

Duke shprehur ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe denuar me ashpersine me te madhe vrasesit dhe krimet e tyre te shemtuara, denoj po me ashpersine me te madhe fymezuesit, mbrojtesit e krimit ne Shqiperi; Edvin Kristaq Ramen dhe Xhafer Drogen e tij. Iu bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihemi sa me pare per te permbysur qeverine kryebande krimi dhe droge ne Tirane.”, shkruan Berisha, i cili ka publikuar edhe denoncimin e qytetarit dixhital mbi ngjarjet. Sipas personit, policia nuk po zbulon detajet e njërës nga ngjarjet duke e mbajtur të fshehur, ndërsa ngre dyshime se po e bën këtë sepse efektivët e policisë tanimë e dinë autorin.

“I nderuar doktor Berisha. Sot nLezhë asht ba nami. Një 13 vjeçar i vrarë me thikë dhe një 27 vjeçar me kallash ,2 plagosje me armë zjarri. Policia e fsheh njërën nga plagosjet se jep asnjë informacion. A thu dun me fsheh situatën kriminale apo e dijnë kush e ka ba dhe sdun me kap autort e vërtetë të krimit. Veriu ashtu si jugu është në duart e bandave kriminale. Çojini njerzit e ndershëm e ti shporrim kta hajna e mafioz se na e ben vendin zi.”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...