Protestat e PD-së, Noka: Krimi dhe Rama nuk na kanë lënë rrugë tjetër përveçse...

E Enjte, 06 September 2018 17:45

Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ftuar në studion e Faxnews ka folur për situatën e krijuar në vendin tonë pas ngjarjeve të rënda në qytetin e Shkodrës. Noka u shpreh se qytetet kryesore të vendit kanë dalë jashtë kontrollit të shtetit të pushtetit, pasi sot qeveris krimi dhe jo shtetit.

Për deputetin e PD-së, alarmuesi është fakti që tentakulat e krimit shkojnë deri te kryeministri Edi Rama.

“Situata e rendit, situata ekonomike është agravuar shumë në Shqipëri. Jemi në prag të destabilitetit. Kemi qytetet kryesore të vendit që kanë dalë jashtë kontrollit të shtetit dhe pushtetit. Bandat dhe krimi i organizuar sot qeverisin. Ajo që është më e frikshme është se ato qeverisin qytete, por qeverisin edhe kryeqytetin. Qeverisin edhe qeverinë.

Jo rastësisht ne i kemi mëshuar procesit të dekriminalizimit, sepse nuk ka qenë çështja thjesht disa deputetë të inkriminuar dhe vetëm kaq.

 Problemi është se tentakulat e bandave dhe krimit shkojnë deri te Edi Rama dhe nuk është prap rastësi. Sot Shqipëria nuk qeveriset nga përfaqësuesit e saj por nga ato të krimit”, u shpreh ai.

Për protestat e organizuar ditën e sotme nga opozita në Elbasan, Noka është shprehur se pushteti i krimit, nuk i ka lënë rrugë tjetër veçse të zbresë në rrugë së bashku me qytetarët.

“ Sapo e thashë gjithë ky tur që ku dominon krimi dhe jo shteti ka qëllim kryesor sensibilizmin e qytetarëve  Nuk ka lënë rrugë tjetër Edi Rama, përveçse ne të zbresim në rrugë së bashku me qytetarët. Situata me krimin do ta cënojë fushatën elektorale. Nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Nuk mund të pranojmë të bëhen zgjedhje në një vend ku 80 %  të votuesve i jepet lek për të votuar në favor të qeverisë”, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!