Rama sot vendos nëse do të ketë ndryshime në qeverie

Premte, 07 September 2018 09:05

Edi Rama, kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare  të PS-së. Mbledhja nis në ora 10:00 në ambientet e hotelit “Mak–Tirana, ish-“Sheratoni” në Tiranë.

Në këtë mbledhje, siç zakonisht ka ndodhur, Rama ka njoftuar ndryshimet në qeverinë e tij dhe sot pritet që të ketë vendime, ca më tepër që në prag të zgjedhjeve vendore 2019. Por, zyrtarisht, mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka këtë rend dite, ku i mëshohet motos së fushatës së re të PS-së:

1.Raport i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.

  1. 2. Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.

3.Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.

  1. 4. Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
  2. 5. Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
  3. 6. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës së IX.
  4. 7. Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në përmbushje të detyrave të Axhendës Politike Vjetore të Partisë.
  5. 8. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek JU" dhe strategjia “Partia Socialiste e hapur për TY”.
  6. 9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe ecuria e deritanishme e Reformës Zgjedhore.
  7. 10. Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë digjitale.
  8. 11. Vendim për unifikimin e Regjistrit Digjital.
  9. 12. Të ndryshme.


Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Politikë

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës. Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013...

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Aktualitet

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!