Rama përjashton për agjitacion dhe propagandë deputetin socialist të Lezhës

Premte, 07 September 2018 12:06

Njësoj si në mbledhjet e pleniumit të Enver Hoxhës, ku përveç arritjeve pritej prerja e kokave të atyre që kishin folur kundër partisë komuniste, Edi Rama veproi sot me deputetin socialist të Kurbinit. Rama kërkoi përjashtimin nga grupi parlamentar të PS, të Gjetan Gjetanit vetëm e vetëm se ai ngriti zërin për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras një ditë më parë. Në këto dy ngjarje humbën jetën dy të rinj dhe reagimi mund të ishte i sinqertë nga ana e deputetit të zonës. Por kjo nuk i ka pëlqyer Edi Ramës. Me këtë veprim, kryeministri u jep mesazh të gjithë atyre socialistë që do të ngrenë zërin kundër bandave.

Reagimi i deputetit Gjetan Gjetani të bërë dje pas dy ngjarjeve kriminale:

"Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Kurbin, me kane shqetesuar shume. Duke bere qe, ne Kurbin, te mos ndihemi te sigurte. Eksploziv, kercenim me arme dhe vrasjen e dy te rinjeve, tregon qe, policia eshte hallke shteterore shume e paafte. Kjo tregon , se ne Kurbin, kane sjelle oficere dhe drejtues policie te paafte te korroptuar dhe ordinere. Si deputet i kesaj zone, kam pas ankesa te shumte nga qytetaret te cilat do ti bej publike ne Parlament. Brenda muajit Shtator do kerkoj interpelance me ministrin e brendshem, dhe nqs nuk do te marre masa per pastrimin e Komisariatit te plolicise Kurbin, une i pari do ngrihem ne proteste, duke kerkuar mbeshtetjen e gjithe qytetareve te Kurbinit pa marre parasysh ngjyrat politike"

33029701_2080920532173964_3186135013666062336_n.jpg

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 12:13

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Aktualitet

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për kalimin e procesit të vettingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Sipas Komisionerit Publik, hetimi nga Komisioni i Pavarur i...

Greqia, Bosnja,... vendet që bllokuan Kosovën në INTERPOL

Bota Shqiptare

Greqia, Bosnja,... vendet që bllokuan Kosovën në INTERPOL

Kosova dështoi sot të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol. Kosova në këtë mënyrë nuk ka arritur që të futet në mesin e 192 shteteve...

Kujdes nga dy eurot false

Aktualitet

Kujdes nga dy eurot false

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, falsifikim i parasë, të raportuara në Mitrovicë dhe Vushtrri. Identifikimi dhe arrestimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!