Basha takon gazetarët: Sapo kemi dorëzuar ligjin për vettingun, që ndan qeverinë nga krimi

Premte, 07 September 2018 13:06

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët. Në fjalën e tij ai po përqendrohet te platforma e shkëputjes së qeverisë nga krimi. Basha lajmëroi se opozita ka dorëzuar draft-ligjin për vettingun në politikë.
“Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në IKuyvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi.Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ai ka për qëllim ë Ministri i Brendshëm, ai i drejtësisë, ai i mbrojtjes i Financave dhe Kryeministri të mos kenë lidhje me krimin. Aty ku kryeministri ndihmon trafikantët e drogës është një vend i destinuar të shuhet” tha Basha.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër.

Basha: Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqëtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend.

Vijon...

Modifikuar më Premte, 07 September 2018 13:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!