Plumbi i shtetit për atë që denoncoi kanabisin

Premte, 07 September 2018 14:06

Nëse mendojmë se bandat e kanabisit janë te parcelat, aty ku mbillet fara dhe vaditet bima narkotike këtë e kemi gabim. Historia e Alket Muhos, të riut nga Memaliaj që denoncoi parcelën me kanabis na tregoi edhe njëherë se trafikantët janë në zyrat e shtetit e jo aty ku arrestohen vaditës, pleh hedhës apo transportues të punëtorëve. Alket Muho, kishte vendosur që të tregonte se në zonën e Memaliajt kanabis vazhdohej të mbillej.

E për të mos dalë emri i tij dhe për të mos u tradhtuar, 43-vjeçari nga fshati Rabije i Memaliajt nuk do të denonconte në Policinë e Tepelenës, sepse aty e dinte që emri i tij do të bëhej publik brenda pak minutash.
Muho do të denonconte në Tiranë në atë që njihet si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Tek policia që heton policinë, Alket Muho do të denonconte se në fshatin e tij dhe zonat përreth po mbillej kanabis. Por edhe këtu, denoncimi i tij nuk do të qëndronte sekret.
Emri i tij do të bëhej publik për strukturat e policisë, por jo vetëm për ta. Policia do ta tregonte emrin e Alket Muhos edhe tek trafikantët e kanabisit. E nuk do të kalonin shumë ditë. Vetëm 10 ditë do të kalonin nga denoncimi, kur Alket Muho do të ekzekutohej në tokën e tij jo shumë larg shtëpisë në fshatin Rabije.

Alket-Muhaj-Memaliaj.jpg

Alket Muho, i riu që u vra pse denoncoi parcelën me kanabis

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Sport

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se koha e Xherdan Shaqirit do të vijë, i cili ende është në pritje të ndeshjes së parë si titullar për të kuqtë...

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...