Vettingu në politikë, deputeti i PD-së: Rama të mos përdridhet shumë!

Premte, 07 September 2018 18:01

Opozita kërkon nga kryeministri Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin.

Pyetje: Do të ketë vetting për Presidentin?

Oerd Bylykbashi:  Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. PD dhe opozita  kanë shprehur haptas një objetiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucioneve me krimin.

Edi Rama  duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë "po" ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri.

Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponente i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën  kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

Pyetje: Jeni kontaktuar nga eksponentë të PS? Ka tre të ngarkuar nga kryeministri

Oerd Bylykbashi:  Jo, por kjo nuk ka pikë rëndësie. Problemi i tij kë ka ngarkuar dhe çbëjnë ata. Kjo nuk ka rëndësi. Basha ishte i qartë, nuk ka hapësirë dhe nuk ka nevojë për negociata. Në aspektin teknik ky është një tekst, i cili është dakordsuar sot në Kushtetutë, ka marrë 140 vota nga deputetët, është certifikuar nga Komisioni i Venecias dhe po zbatohet sot për një nga degët e pushtetit, e zbatojmë edhe tek dy degët e tjera./Oranews

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

Globi

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

“Ne ende nuk e dimë se çfarë po kërkoni realisht”; kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes ndërsa i kërkon Theresa May...

Lëkura e shegës një produkt i veçantë bukurie

Lifestyle

Lëkura e shegës një produkt i veçantë bukurie

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës...

Mehmetaj: Plani ynë për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit

Politikë

Mehmetaj: Plani ynë për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit

 ‘Platforma e opozitës së bashkuar, përmban brenda saj alternativat për të larguar Ramën dhe qeverinë e bandave’, kështu deklaroi në studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. E...