Mbledhjet bosh të Arta Markut

Premte, 07 September 2018 19:26

Pas dështimit në Shkodër ,Arta Marku ka organizuar një takim me drejtues drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Arta Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qartazi, ky njoftim vjen si një kohë të pushtimit të çdo qelize të policisë nga krimi i organizuar, siç e dëshmojnë rasti i Shkodrës dhe vrasjet mafioze përgjatë vendit. Arta Marku bën të njëjtën fushatë si Rama e pandeh se si kryeministri që darovit qeveritë me mbledhje në Vlorë, edhe kjo mund të mbulojë zullimin me mbledhje. Por, Arta Markut si dallohet sinqeriteti sepse ajo ka treguar se është e përzgjedhura e Ramës, ashtu siç kanë qenë deputetë e kryebashkiakë të kriminalizuar, të përzgjedhurit e kryeministrit. Nuk ka asnjë dallim nga ata dhe roli që i është dhënë nuk është që të bëjë kryeprokuroren, por të luajë kryeprokuroren. Prandaj, çdo aktiviteti i saj, qoftë edhe shkresat që firmos, nuk janë gjë veçse bosh! E vetmja e vërteta e saj është se i shërben një kryeministri që në vena i qarkullon vetëm krim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

Aktualitet

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës nuk kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë...

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Aktualitet

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Ky mëngjes rezultoi tragjik për një të ri, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Aranitas në Mallakastër. Rreth orës 08:15, 27-vjeçari me inicialet P.Z, me banim në...

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Lifestyle

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar...