Komisarja Spiropali e di gënjeshtrën zotësi

Premte, 07 September 2018 20:07

Ish mjaftistja e konvertuar në socialiste, Elisa Spiropali është një nga ‘përkëdhelëset’ personale të Edi Ramës.

Dhe në fakt kryeministri ka treguar se i  pëlqen të përkëdhelet nga femrat që ka përreth. Ish ministrja e tij e ekonomisë, Milva Ikonomi e quajti atë si “brand-in” më të fortë që ka Shqipëria në botë. Më pastaj ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e etiketoi gjatë një debate parlamentar si një artist të përmasave europiane.

Por Elisa me sa duket ndryshe nga dy zonjat e tjera ka gjetur çelësin e suksesit.

Krahasimi që ajo i  bëri liderit rajonal me Skënderbeun me sa duket është pritur mirë prej tij. Nëse furçet nuk i  ndihmuan as Kodhelin dhe as Ikonomin të ruanin vendet si ministër, Elisa vazhdojë të bëjë përpara.

Rama e ka kritikuar në public se nuk e ka kryer siç duhet detyrën që i është ngarkuar si koordinatore për bashkëqeverisjen.

Fillimisht, Spiropali buzëqeshi kur Rama i përmendi emrin, por kur kritikat nisën të shtoheshin buzëqeshja iu largua nga ftyryra deputetes së PS.

Pavarësisht një drejtimi katastrofik dhe plot hije në dogana ajo ia doli që me anë të ‘lëpirjeve të jetë këtu ku është.

Elisa Spiropali lëviz me një makinë luksoze Mercedes Benz GLA e tipeve të fundit, duke u përplasur shqiptarëve fytyrës varfërinë e tyre.

Për të pasur një makinë të tillë duhet që të punosh fort në punë shumë të mira, madje duke pasur edhe biznese, prandaj edhe deputetja Spiropali bën shumë përshtypje në rastin në nëse marrin në konsideratë deklarimin e pasurisë nga ajo dhe bashkëshorti.

Megjithatë, deputetja nuk mund të mos bjerë në sy edhe për veshjet e shtrenjta, ç'ka duket se ia rëndojnë gjithashtu xhepin.

Elisa është aq e fiksuar pas modës sa nuk mund të shkojë në Kuvend pa ekspozuar veshjet e saj ‘unike’. Para pak kohësh deputete Elisa  ka lënë të gjithë deputetët "gojë hapur".

Spiropali çuditi deputetët  e Kuvendit ku doli në foltore për të folur me një veshje të hapur dhe jo të përshtatshme për një deputete.

E sikletosur nga dekolteja e hapur, ajo u pa disa herë duke mbyllur bluzën por pa sukses.

Përveç figurës së padenjë dhe paaftësisë për postin që mban, Spiropali është shumë e aftë me mashtrimet.

Sot, ajo ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, sigurisht me gjuhën ‘pinokiane’. Argumentoi pastrimin e administratës publike nga të paaftët, por nuk kupton se pastrimi duhet të fillojë nga vet ajo.

Minutazhi i saj televiziv kaloi duke hedhur baltë mbi opozitën dhe dukë e fajësuar për çdo dështim të qeverisë.

Komisarja Spiropali e di gënjeshtrën zotësi, por shqiptarët nuk kanë ngelur të mashtrohen nga një adoleshente që kërkon të bëjë politikë./redaksionale

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Viti më i errët i njerëzimit

Globi

Viti më i errët i njerëzimit

Viti 536 konsiderohet si më i keqi në historinë e njerëzimit. Kështu, nuk është 1348 me shpërthimin e murtajës dhe as 1928 me epideminë e gripit spanjoll që vrau rreth...

Kylie Jenner qenka e martuar dhe ne nuk e dinim

Show-biz

Kylie Jenner qenka e martuar dhe ne nuk e dinim

Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë disa kohë që po shijojnë romancën e tyre, por kanë nisur dyshimet se janë martuar në mënyrë sekrete. Në koncertin e tij të shtunën, reperi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!