Rama ia kalon koncesioneve fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë

Saturday, 08 September 2018 14:03

"Edi Rama godet sërish ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij."

Ky ishte denoncimi i ri i Partisë Demokratike nëpërmjet ish-ministrit Enkelejt Alibeaj.

Alibeaj tha se për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti I partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

"Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.

Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë.

Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk mund të justifikohet për mungesë fondesh sepse Qeveria jep PPP pa fund dhe tenderime korruptive ndaj klienteles se saj të oligarkëve.

Ligji dhe justifikimi për mungesën e parave është një shuplakë e radhës për cdo të përndjekur teksa Rama shpenzon për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi i të përndjekurve politikë.

Vetem 2 agjenci qeveritare – AKU dhe AKT, kanë shpenzuar 188 milionë lekë nga buxheti i shtetit vetëm për 2 limuzina luksoze. Gjatë vitit 2018-të, qeveria Rama ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për qeveritarët. Ndërkohë që prej vitit 2014 vlera e shpenzimeve të luksit kap shifrën marramendëse të 61.2 milionë eurove. Pa folur këtu për shpenzimet e udhëtimeve me charter “të sponsorizuara” nga klientela oligarkike.

Ndërkohë që Qeveria e Rilindjes e ka harruar shpërblimin e të përndjekurve politike pasi shpenzimet për ta janë në nivele minimale: në 7 muaj të vitit 2018 janë paguar vetëm 2.2 milionë dollarë ose rreth 5 herë më pak nga planifikimi 7 mujor. Kjo vlerë është pothuajse 6 herë më e ulët se sa pagesat faktike të kryera në janar-korrik 2017.

Heqja e dëmshpërblimit është një tregues i radhës, se ata që qeverisin sot janë bijtë biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës së djeshme. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrëfarë ndjese për krimet e kryera.

Prej kohësh është e qartë se Rama i përbuz të përndjekurit politikë dhe se nuk ka asnjë plan për rivendosjen e dinjitetit të tyre dhe për ri-integrimin e tyre.

Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi nje shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa nje institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha politik i Partise Demokratike,  që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve politike."

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Lifestyle

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Kombinimi i dashurisë dhe i hormoneve është shumë i fuqishëm, kjo është e sigurt. Ne mund të mos duam ta pranojmë që bëhemi të bezsdisshëm kur biem në dashuri, por dashuria...

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Politikë

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar...

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Aktualitet

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4...