Ku ndryshon vettingu në politikë nga dekriminalizimi, do verifikohet edhe pasuria

Saturday, 08 September 2018 18:25

Opozita ka nisur tashmë aksionin politik për çlirimin sipas saj të politikës nga krimi, dhe pikërisht kjo temë është trajtuar në puntatën e parë për ketë sezon të emisionit “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Shkak për këtë nismë të opozitës është bërë situata e rënduar me krimin në vend, e sidomos ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Kryedemokrati Basha ka bërë disa herë mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe biseda me aleatët, duke shprehur qartë qëndrimin për luftë kundër krimit në vend.

Lidhur me këtë aksion të opozitës, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha në emisionin “Kjo javë”, se politikanët duhet të dalin në terren për t’u njohur nga afër me situatën.

“Aksioni i opozitës synon ndarjen e opozitës nga krimi. Vajtja në Shkodër, apo në Elbasan, apo nesër në Durrës, a Vlorë, nuk përbën më diçka që nuk dihet. Sot u njoftua se dy djem kanë humbur në Vlorë. Po të bësh një bilanc, duket si një bilanc lufte. Kur vendi është në këtë situatë terrori, politika nuk mund të rrijë në Kuvend, e të manipulojë opinionin, por nëse ka përgjegjshmëri dhe kurajo të dalë, e të shohë shqetësimin e vërtetë të popullit. Është një situatë e jashtëzakonshme në vend, pasi e jashtëzakonshme është lidhja e politikës nga krimi”, tha Alibeaj.

Lidhur me një tjetër nismë, që PD dorëzoi së fundmi në Kuvend, atë të vettingu në politikë, për të cilën sërish, palët kanë qëndrimet e tyre, Alibeaj tha se do të ndihmojë në pastrimin e politikës nga krimi. Deputeti i PD ka shpjeguar edhe ndryshimin mes dekriminalizimit dhe vettingut në politikë.

“Krimi mbështetet nga politika, dhe nuk goditet nga drejtësia. Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike, zyrtarëve krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuqr, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit. Jo vetëm që nuk duhet të kemi deputetë, ministra, zyrtarë, të dënuar e të lidhur me krimin, ashtu edhe nuk duhet të kenë kontakte me persona të tillë. Shqiptarët vetë e ditë se cilët politikanë janë të lidhur me krimin, e dinë cilët janë politikanët që e mbështetin krimin, që i krijojnë hapësira, në Durrës, Elbasan, Shkodër”, tha deputeti demokrat.

I pyetur nëse do të verifikohet pasuria e politikanëve, deputeti demokrat thotë se PD ka propozuar një proces vettingu në politikë si ai në drejtësi, pra verifikim edhe i figurës, edhe i pasurisë.
Sa i takon procesit të vettingut në gjyqësore, Aliebaj tha se opozita kërkon “ që të mos krijohen me ligj mjetet nga mazhoranca që të kapë sistemin e drejtësisë”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!