Veliaj do të thellojë serialin e ‘Llogari gënjeshtrës’

Saturday, 08 September 2018 19:24

U njoftua sot nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste i ashtuquajturi procesi i llogaridhënies së kryebashkiakëve socialistë në të gjithë Shqipërinë.

Mesa duke e ka filluar punën shumë herët për zgjedhjet e ardhshme lokale pasi sondazhet e nxjerrin për faqe të zezë.

Propaganda e shëmtuar nuk i ka fsheh dot në sytë e qytetarëve vjedhjet galoponte dhe kriminalitetin në çdo strukturë.

Ndaj edhe partia i dha urdhër sot kryebashkiakëve, me në krye Lali Erin e Bashkisë së kryeqytetin të nisin turin e ‘llogari gënjeshtrës’.

Tani do të shohim në ekranet televizive shfaqjet neveritëse të gënjeshtarit më të paskrupullt që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Se çfarë do tu thotë kryeqytetasve Lali të presim se çdo na dëgjojnë veshët. Do u flasi për betonizimin e tejskajshëm? Për milionat e eurove që oligarkia dhe krimi i organizuar po i merr çdo ditë me firmë të tij?

Do u flasë për shpërfytyrimin e Tiranës historike? Për prishjen e teatrit Kombëtar dhe të memories kolektive? Për zjarret në çerdhe? Për varfërinë dhe papunësinë që ka arritur rekorde historike?

Lali duhet të jetë në siklet? Aftësitë e tij aktoriale nuk ia mbulojnë dot qytetarëve të Tiranës se ai nuk është asgjë më shumë sesa një maniak i lejeve të ndërtimit, ku në bashkëpunim të ngushtë me Ramën po shpërblen çdo oligark në Tiranë, në dëm të interesave të qytetarëve.

Lali me turin e tij të ‘Llogari gënjeshtrës” do të përpiqet të fshehë të vërtetën e madhe se sot Tirana është në situatën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Sot kryeqytetasit jetojnë më keq për shkak se jeta është shtrenjtuar, sot kryeqytetasit e paguajnë 60% më shtrenjtë ujin, parkimi në Tiranë përveçse vijon të jetë i pamundur tanimë është edhe më i shtrenjtë se kryeqytete në Evropë, zero vende pune janë krijuar. Të gjitha këto ishin premtimet që Lali ia dha kryeqytetasve kur ua kërkoi votën në 2015-n.

Gati në fund të mandatit ‘llogari gënjeshtra’ nuk është asgjë tjetër veçse përpjekja e fundit e një grupi banditësh të frikësuar nga forca e qytetarëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!