Ish-ministri tregon zgjidhjen/ Manjani: Shteti në kolaps, pushteti në zenit

Diel, 09 September 2018 08:53

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën ku ndodhet vendi.

Sipas manjani Shqipëria ësghtë në kolaps ndërkohër që pushteti është në zenit. Manjani vjen me propozime se si mund të dilet nga kjo situatë e keqe ku ndodhet vendi.

Postimi i plotë

Shteti është në kolaps. Pushteti në zenit. Politika thjesht prodhon llafe.

Mendoj se fokusi është ndërtimi i shtetit.

Çdo gjë që:

1. Shkëput strukturën e Vetting nga qeveria dhe faktorë të tjerë politikë;

2. Ndihmon realisht në pastrimin e drejtësisë nga të paaftët, hileqarët dhe të poshtrit;

3. Ndihmon për të ngritur sa më parë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, me gjykatës të mirë dhe profesionistë;

4. Pavarëson nga qeveria dhe politika, Prokurorinë dhe hetimin penal;

5. Ndihmon për të ngritur sa më parë KLGJ, KLP dhe SPAK me emra e cv dinjitoze dhe jo me mbështetje politike;

Pra, çdo gjë që ndihmon në hartimin e një kalendari të ri veprimesh për ndërtimin e sistemit të PAVARUR të drejtësisë, ka patur dhe do ketë mbështetjen dhe kontributin tim modest!

Zgjidhje teknike ka plot.

Duhet thjesht vullnet për:

1. Ndërhyrë në Kushtetutë (në nenet tranzitore )

2. Rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensuale;

3. Pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe te zgjedhur kundër ligjit;

4. Kthyer vettingu në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarrjes politike!!!

Paralelisht duhet po i njëjti vullnet për të ndërtuar një sistem zgjedhor Të NDERSHËM dhe PËRFAQËSUES.

Ja, kaq duhet si për fillim!

Të tjerët vijnë vetë...

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqipëri-Skoci, Policia masa të rrepta për ndeshjen, ja rrugët që do të bllokohen në Shkodër

Aktualitet

Shqipëri-Skoci, Policia masa të rrepta për ndeshjen, ja rrugët që do të bllokohen në Shkodër

Policia e Shkodrës ka marrë masa të ashpra para përballjes mes Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në...

Gruevski i kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Globi

Gruevski i kishte zbrazur llogaritë bankare qysh në shtator

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski qysh në shtator, kur mbajti një konferencë për shtyp në Kuvend dhe akuzonte pushtetin duke thënë se është viktimë e persekutimit politik, kishte tërhequr të gjitha paratë...

Doli te Arian Çani me si ‘magjistar’ që shëron xhindët, nuk ua merr mendja se çfarë i gjeti policia në shtëpi

Bota Shqiptare

Doli te Arian Çani me si ‘magjistar’ që shëron xhindët, nuk ua merr mendja se çfarë i gjeti policia në shtëpi

Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, mjek popullor që pretendon se shëron shumë sëmundje, e ka pisk punën me policinë. Gjatë një kontrolli në banesën e tij është gjetur një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!