Mungojnë faktorët për 300 pacientë me hemofili në QSUT, Ministria e Shëndetësisë hesht

Diel, 09 September 2018 11:45

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat nga Selia e PD ka folur në lidhje me skandalin e mungesës së faktorëve për 300 pacientëve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sipas deputetes Pampuri është çnjerëzore fakti që Ministria e Shëndetësisë hesht.

Deklarata e plotë

Është rregull i qeverisë së Edi Ramës se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria.

Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofii, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut.

Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen  në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç  ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera.

Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.

Akoma më mizore është sjellja e vetë Ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili.

Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë.

Nëse kjo qeveri nuk do të shpenzonte për luks, ilaçi për hemofilikët nuk do të mungonte asnjëherë.

Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit.

Keto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë.

Por kjo neglizhencë e qeverisë ndaj tyre ka detyruar që shumë prej tyre të emigrojnë e të gjejnë në vendet ku kanë shtuar shërbimin, i cili u kishte munguar në vendin e tyre.

Politika e kësaj qeverie për të harxhuar, nga njëra anë, miliona euro për luks apo për të paguar miliona euro të tjera në vit konçesione të dështuara në shëndetësi dhe, nga ana tjetër, braktisja e të sëmurëve me hemofili, me kancer apo me sëmundje të tjera të rënda që kushtojnë, është një politikë çnjerezore, e papranueshme!

Anulimi i koncesioneve korruptive, që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve është prioritet kryesor për Partinë Demokratike!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Aktualitet

Burg për avokatët që dyshohet se morën 2 mijë euro

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg”, për avokatët Donata Lepenica dhe Yzeir Bala. Gjithashtu ka lënë me “arrest shtëpie”, avokatin Medi Naksi. Donata Lepenica kishte marrë para...

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

Aktualitet

Shqipëria s’ka vetëm bregdetin, turizmin malor mrekulli më vete

T’i ndash pushimet në dy pjesë, është një zgjedhje e zgjuar! Unë e provova këtë vit, më shumë në formë eksperimentale, por që rezultoi e suksesshme. Pse e them këtë? Po...

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Sport

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, duket se do të përfundojë shpejt aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suedezi luan me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ku në muajin...