Deputeti i përjashtuar sfidon Ramën: Krimi nuk po luftohet

Diel, 09 September 2018 14:31

Deputeti i PS-së Gjetan Gjetani ka folur për ‘Fax News’ pas vendimit të kryeministrit Rama për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së pasi kritikoi punën e policisë në Kurbin.

Gjetan Gjetani ka thënë për ‘Fax News’ se pavarësisht vendimit të Ramës për ta përjashtuar, ai nuk largohet nga Partia Socialiste.

“Unë kam qenë dhe mbetem socialist”, tha ai.

Por deputeti i Kurbinit ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për punën e policisë në Kurbin, që sipas tij lë shumë për të dëshiruar dhe se administrata shtetërore ka nevojë për ndryshim.

Deputeti tha se siguria në vend po rrezikohet dhe krimi nuk po ndëshkohet. Ai u shpreh se shqetësimet e tij ia kishte bërë të ditura edhe ministrit të Brendshëm por nuk ishin marrë masa.

“Këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe zotit ministër, për fat të keq nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë. Nga ana e policisë nuk po merren as masa parandaluese, as masa zbuluese”, tha ai

Gjithashtu ai u shpreh se do të kërkonte interpelancë në Kuvend për punën e policisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...