Dokumentet/Ja pse kulla tek Sahati i Tiranës përveç klienteliste dhe masaker urbane, është edhe në shkelje të ligjit

Diel, 09 September 2018 15:14

Nga Ina K. Zhupa

Ja pse kulla tek Sahati i Tiranës pervec klienteliste dhe masaker urbane, është edhe në shkelje ligjore. Kulla dëmton qendren historike të Tiranës që është trashegimi kulturore-historike. Por kjo nuk ka rëndesi për Erioni Betonin!!!
Me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 , Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qëndres historike të qytetit të Tiranës kryesisht qëndren e qytetit me objektet e lashta përreth duke e konsideruar zonën të mbrojtur dhe për ta kufizuar nga ndërtimet .
Ne nenin 21, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë , zona TR1 që është zona më e rendësishme e qytetit të Tiranës dhe është trashëgimi kulturore eshte miratuar zonë me destinacion për ndërtime me intensitet zhvillimi të lartë ,një miksim ndërmjet godinave të vjetra ekzistuese dhe atyre te trashegimisë kulture dhe godinave te larta që ofrojn shërbime banimi , biznes , hoteleri, zyra dhe shërbime .
Ky miratim i kësaj klauzole në Rregulloren e Planit të Pergjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë është në kundërshtim me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 që është miratuar po nga Rama.
Miratimi i zones TR1 me destinacion për ndërtime të larta shkatërron historinë e trashëgimisë kulturore të qytetit duke i sjell kulles së Sahatit një kullë 77 metra vetëm 8 metra larg. Sahati, një nga simbolet e qytetit të Tiranës, do jetë në hijen e korrupsionit dhe vjedhjes Rama-Veliaj me emrin kulle.
Erioni Betoni po e shkaterron Tiranën, në cdo cep të saj dhe në cdo drejtim. Erion Veliaj, nuk është kryebashkiaku që meritojmë.
Dokumentat:
1. Neni 21, pika 2 i miratuar në Rregulloren e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë
2. VKM nr. 325, date 12.04.2017
3. Harta e miratuar me v.k.m nr.325 që përcakton zonën e qendrës si zonë të mbrojtur dhe qendër historike të qytetit të Tiranës .
4 . Faqen 5 të dokumentit të vecantë të lejes se objektit kulle 24 kate , ku është caktuar zona TR1 si zonë zhvillmi per ndërtimin e kullës.
5 . Faqen 17 të dokumentit të vecantë pasqyrohet pamja vizuale e projektit të Kullës, sipërfaqja e përgjithshme e truallit 4639.8 m2 , sipërfaqja e truallit të zënë nga struktura 3178 m2 , ku siperfaqja e pergjithshme e ndertimit do të jetë 26692 m2 , gjatesia e Kullës mbi 77 metra .

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 15:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!