Denoncimi i deputetes: Librat nuk po shpërndahen falas, po jepen me kredi

Hënë, 10 September 2018 18:22

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka denoncuar si një gënjeshtër të madhe gjoja shpërndarjen e librave falas nga ana e qeverisë.

Postimi i plotë

Gënjeshtra I ka këmbët e shkurtra, sidomos kur prek pjesën më të ndjeshme të shoqërisë: Fëmijët!

Tani që fasada e Kryeministrit për “Librat Falas” po zbehet, e vërteta po rëndon mbi familjet shqiptare dhe drejtpërdrejtë mbi fëmijët.

Librat nuk po shpërndahen falas, ato po jepen me kredi. Në fund të vitit shkollor fatura sërish do të paguhet e bashkë më të edhe interesi në formën e ngarkesës emocionale që do kalojnë fëmijët.

Prindërve po u kërkohet të firmosin procesverbalë pasi marrin në dorëzim librat e fëmijëve, ku qartazi u lind detyrimi për të paguar librin, në rast se në fund të vitit shkollor në të ka sikur edhe një shënim të vogël me stilolaps apo ndonjë faqe të dëmtuar. Pra fëmijët, veç presionit që tashmë e marrin si dozë ditore nga momenti që hyjnë në shkollë e deri sa dalin prej saj, do të duhet të përballojnë edhe atë të prindërve të pamundur për të kryer pagesat e librave.

Pra nuk kemi të bëjmë me libra falas, por libra me kredi.

E si për të mos mjaftuar, përveç librave, prindërit marrin në dorë edhe një listë të gjatë me mjete mësimore që duhet ti blejnë për fillimin e vitit shkollor dhe fatura e të cilave shkon përafërsisht 6-7 mijë lek për fëmijë.

Kjo është njëra faqe e sistemit tonë arsimor; të lënë pas dore, të degraduar. Me dashje po shkatërrohet I vetmi mjet që u jep shqiptarëve fuqi të luftojnë e dalin nga errësira: arsimi. Kështu ndodh kur Kryeministri qeveris për bandat, e jo për shqiptarët!

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 18:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Vrava gruan, të vras dhe ty”, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin

Aktualitet

“Vrava gruan, të vras dhe ty”, si kërcënoi Fadil Kasëmi shoferin

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”. Me këto fjalë Fadil Kasëmi i është drejtuar shoferit me të cilin ia ka mbathur pas krimit që tronditi kryeqytetin vitin e...

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...