Manjani: Edi Rama ka frikë nga vettingu, me të në pushtet nuk bëhet

Hënë, 10 September 2018 18:41

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se me Edi Ramën nuk bëhet vetting.

Në një intervistë të dhënë për syri.net Manjani ka deklaruar se ‘Nuk jam kundër vetingut në politikë, dhe besoj nuk ka njeri që të jetë kundër. Ka politikanë që kanë tejkaluar çdo lloj gjëje. Gjithë diskutimi është si duhet bërë.

Në një shoqëri me shtet, shteti është rregullatori. Nuk mund të këtë shtet mbi shtetin apo që pushteti politik të vendoset mbi shtetin.

Pushteti ka në dorë çdo gjë sot. Ky nuk është shtet, është pushtet. Për fatin tonë te keq kjo është Shqipëria sot. Ajo që duhet të kemi parasysh, është si ta bëjmë vetingun. Mbështet idenë e shtetit të fortë që sidomos kufizon pushtetin. Nëse nuk e arrijmë këtë standard, çdo gjë është muhabet kot.

Kjo që po bëjnë me gjykatësit nuk është veting, por është poshtërsi.  Nëse shteti do bëhet jo politik, vetingu është i bërë. Duhet të kthehet sistemi demokratik, sepse ka ikur në drejtim të paditur. Por me Edi Ramën kjo nuk bëhet. Ai e ka thënë vetë, që bashkëpunon me çdo të fortë, kriminel apo atë që ka lekë pasi mund ti sjellë votat. Ai është i sinqertë në këtë pikë”.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 18:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Aktualitet

Aksident në Llogara, autobusi me 50 turistë çekë del nga rruga

Një autobus me turistë çekë është aksidentuar në zonën e Llogarasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ku autobusi me 50 turistë u doli nga rruga dhe u përplas...

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Politikë

Vasili: Amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen

Kreu i Grupit Parlamentar të  LSI-së Petrit Vasili është shprehur së fundmi se amendimi i ligjit të teatrit, nxjerr jashtë ligjit Rilindjen. “Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne...

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Aktualitet

Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja...