Kryemadhi-Ramës: Po të jesh aq trim shko te Rruga e Kombit

Saturday, 31 Mars 2018 12:56

Në një komunikim të drejtpërdrejte me News 24, kryetarja e LSI-së, Monka Kryemadhi vendoset në krah të protestuesve dhe e quan të pashembullt aktin e njërit prej policëve që shkelmonte një protestues të moshuar.

“Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës. I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës… Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë. Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët. Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij”,- tha Kryemadhi, siç raporton “BalkanWeb”.

Ajo e sfidoi hapur kryeministrin, që të shkonte në Kalimash nëse ishte trim. Nga ana tjetër Kryemadhi tha se do t’ju gjendej pranë protestuesve nëse ata e kërkonin.

“Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës. Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”,- vijon Kryemadhi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kur takohet kosovari me policin e Shqipërisë

Bota Shqiptare

Kur takohet kosovari me policin e Shqipërisë

Të shpeshta janë "takimet" e banorëve të Kosovës me policët e trafikut rrugor në Shqipëri. Është në fakt seriali "Çka ka shpija" që e ka trajtuar në një episodë këtë temë. Aty...

“Putini u përpoq të më vriste me bar miu”

Globi

“Putini u përpoq të më vriste me bar miu”

Një modele ruse thotë se Presidenti i vendit të saj, Vladimir Putin ka urdhëruar që ta vrisnin në Salisbëri të Anglisë. 30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King...

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Globi

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara. Ky supozim ka shtuar një...