Rama i heq fishën “kazanit” :Paguani që të më shihni surratin

Hënë, 10 September 2018 18:45

Ndërprerja e kanaleve analoge ose e thënë me shqeto fikja e televizorëve të shqiptarëve nga Edi Rama duke përdorur “pultin” AMA, është forma dixhitale e urrejtjes ndaj lirisë së shtypit. Tanimë, përmes saj, kryeministri s’ka nevojë t’i thërrasë gazetarët në festat e fundvitit për t’i përqeshur me batutat bajate, as të largohet nga konferencat e shtypit kur i djegin pyetjet, e as më të përdor fjalën kazan se tanimë mediat janë realisht në “kazanin” e tij dixhital. Natyrshëm, kalimi i kanaleve nga analoge në dixhitale është një kërkesë e Bashkimit Europian, ama organizimi dhe etapat e ndjekur nuk kanë fare të bëjnë me përafrimin evropian, por valojnë  nga allishverishe dhe korrupsioni. Ndërprerja e kanaleve është bërë sikur ka bërë vaki ndonjë ngjarje kataklizmi dhe i përngjason atyre filmave të fantashkencës të pushtimit të botës nga alienët.

Siç raportohet nga rrjetet sociale, qytetarët janë dyndur nëpër dyqane duke u zënë me kompanitë që u ka shitur televizionet, të cilat edhe pse prodhimeve të viteve të fundit, nuk i marrin automatikisht kanalet dixhitale, por kërkojnë  aparatura. Tanimë, vetvetiu nga ka mbirë një taksë e re. Përpos se taksa për Televizionin shtetëror shqiptar  moralisht dhe ligjërisht bie, qytetarët do të paguajnë para për televizor të ri, para për aparat dhe çdo muaj një shumë prej rreth 15 mijë lek të vjetra

Tipari edvinist që zbulon rënien e kësaj errësirë qëndron në atë se shkëputja e kanaleve vjen në një kohë të denoncimit nga mediat të lidhjeve qeveritare me krimin dhe në momente të një psikike të rënduar të Edi Ramës.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 18:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Aktualitet

Kapet peshkaqeni 412 kg në Shqipëri

Një tjetër peshkaqen është kapur këtë herë në rrjetat e peshkatarëve, në zonën e Himarës.  Një ditë më parë një peshkaqen , me gjatësi 3.5 m dhe me një peshë prej 400 kg u...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!