Deklarata e senatorit Johnson, fundi i një intrige antishqiptare

Hënë, 10 September 2018 22:21

Nga Kastriot Dervishi

I dërguari i Presidentit Trump, Ron Johnson, u dha fund intrigave në lidhje me çështjen e ndryshimit të kufijve midis Kosovës e Serbisë, duke thënë se këtë opsion e nxiste Rusia për të arritur destabilizimin e rajonit. Kohët e fundit kemi vërejtur se pas vizitës së Aleks Soros në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, u potencua fort ideja e “korrigjimit” apo “ndryshimit” të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Për kufirin serbo-kosovar, u panë të diskutojnë fort presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Presidenti i Kosovës mbrojti tezën për të bërë “korrigjime”, duke bërë të njohur futjen e luginës së Preshevës në territorin e Kosovës por na njohur se çfarë mund të lëshojë kjo e fundit. Ndërsa dihej se kjo ide ishte hedhur në Tiranë, kryeministri Rama asnjëherë nuk u prononcua në ishte pro apo ishte kundër. Pavarësisht se nuk thuhej, në harta shihej qartë se Kosovës do i merrej pjesa më e pasur, veriu.

Serbia e humbi Kosovën pas luftës së vitit 1999, ku si rrallëherë i gjithë faktori ndërkombëtar ishte kundër saj dhe goditi ushtarakisht makinën vrastare të këtij shteti. Nga kjo kohë, politika e Serbisë ka qenë shumë e qartë në tre plane: të mbajë të bllokuar zonën ekonomike të Mitrovicës (në mënyrë që ta përfitojë atë në një rrethanë të favorshme), të bllokojë njohjen e Kosovës sa më shumë në arenën ndërkombëtare si dhe ta mundë ekonomikisht duke e kthyer në një konsumatore të mallrave serbe.

Gjatë gjithë këtyre javëve, presidenti Thaçi ka qenë i qartë në idenë e “korrigjimit”, por aspak i qartë konkretisht për çfarë territori bëhej fjalë dhe më keq akoma në kishte dakordësinë amerikane për hapa të tillë. Deklarimi i z.Johnson e zbuloi edhe më shumë pafrytshmërinë e deklaratave të z.Thaçi, madje duke i treguar ato si intriga antishqiptare. Fakti që senatori në fjalë na tregon se përfituese do ishte Rusia, është një hije e madhe dyshimi edhe për karrierën e shërbimet e z.Thaçi. Sipas pikëpamjes  amerikane, ideja e ndryshimit të kufijve i shërben Rusisë për destabilizimin e rajonin, duke qenë një rast që mund të përdorej edhe në situata të ngjashme.

Interesat e shqiptarëve në rajon, në Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, etj, asnjëherë nuk mund të jenë të tilla nëse kërkohen të sillen jashtë vëmendjes amerikane. Ideja false sikur po bëjmë “diplomaci” gjoja të pavarur, nuk çon ujë gjëkundi përveçse në mullirin e Rusisë.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 22:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!