Mbi lojërat e fatit dhe kasaphanën e këtyre 5 viteve!

Tuesday, 11 September 2018 10:12

Nga Jorida Tabaku

Megjithëse kane pasur pesë vite kohë që të zhbëjne gjithë mosdakordësitë e tyre per politikën fiskale të qeverisë Berisha ndaj lojërave të fatit, e vërteta rezulton ndryshe. Nga gjoja aksioni “Fund i Marrëzisë” e deri më sot pikat e lojërave të fatit dhe basteve sportive janë më shumë se shumëfishuar. Në kohën e qeverisë së ‘keqe’ Berisha ishin 928 ndërsa në kohën e qeverisë së ‘mire’ Rama janë 4230, jo vetëm kaq por pikat pranë institucioneve shkollore, fetare dhe shtetërore janë shtuar si kërpudha pas shiut.

E mbaj mend ministrin Ahmetaj që sot ka veshur pelerinën e luftëtarit të paepur kundër kazinove dhe basteve sportive se si argumentonte se ishte pro nismës së deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës për shtyrjen e ligjit të lojërave të fatit. Siç e mbaj mend zotimin e tij për aktet nënligjore që do të vinin brenda viti 2017 por që nuk erdhën kurrë.

Por sa më sipër për ministrin e aktrimit profesional nuk është vetëm se një ditë tjetër në profesionin që ka marrë përsipër, aktorin në shërbim të interesave klienteliste të kompanive të basteve dhe jo vetëm. Ndaj si një aktor i përkorë dhe shumë i arrirë zotohet me deadline të radhës, duke harruar që ka qenë gjithashtu ai një prej atyre që ishin dakord për të shtyrë ligjin e lojërave të fatit.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, qeveria aktuale jo vetëm ka ndryshuar taksimin e pikave të bastit dhe lojërave të fatit duke e ulur nga 23% në 15% por njëkohësisht edhe ka ndryshuar vlerën që tatohet. Nëse në qeverinë Berisha tatohej xhiroja totale e kompanisë sot qeveria Rama ka propozuar që të tatohet fitimi i kompanisë (pra shumë herë më pak se sa tatohej në qeverinë Berisha) . Pse? E thjeshtë! Qeveria Rama siç shumë e kanë të qartë është skllave e krimit të organizuar dhe pastruesve të parave.

E meqënëse djalli qëndron në detaje, shembulli më i qartë se pse sot qeveria, krimi, pronarët e lojërave te fatit janë një është pastrimi parave që shpjegon rritjen e numrit të pikave të basteve. Kjo nuk mund te kish ndodhur pa mbështetje, bashkëpunim e inkurajim nga niveli më i larte, pra kryeministri Rama tek ai më i ulëti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...