Vettingu i politikanëve, Salianji: Nuk ka negociata, por vetëm Po ose Jo!

Tuesday, 11 September 2018 11:53

Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë me dije edhe vendimin që kanë marrë Grupet Parlamentare të PD-së dhe të LSI-së, lidhur me propozimin për vettingun e politikanëve.

Salianji bëri me dije se tashmë nisma e PD-së është në Kuvend, dhe që duhet të jetë PS-së e cila duhet të zgjedhë nëse do të votojë Vettingun në politikë.

Salianji tha se për këtë çështje nuk ka negociata, por vetëm Po ose Jo!

Reagimi i Salianjit:

“Është e qartë se pas depozitimit të projektligjit për ndryshimet kushtetuese nga ana jonë për të bërë të mundur Vetingun e politikanëve, Rama dhe PS po e refuzon Vetingun, - tha deputeti demokrat. - . Ne jemi duke punuar dhe e kemi depozituar në fakt në Kuvend, një Veting që largon personat apo një projektligj që mundëson ndryshimet kushtetuese për të larguar të gjithë funksionarët e lartë publikë që kanë lidhje me personat e inkriminuar duke nisur nga drejtuesit e institucioneve kushtetuese, Kryeministri, deputetët, kryetarët e bashkive dhe çdo funksion tjetër.

Gjithë propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur Vetingut të politikanëve. Vetingu është një proces paralel që ecën bashkë me hetimin nga drejtësia. Nuk e shmang Vetingu i politikanëve, hetimin nga drejtësia. Përkundrazi, e përshpejton, e ndihmon dhe largon personat e inkriminuar apo personat e lidhur me krimin nga institucionet publike.

Edhe sot nuk ndalohet që SPAKu apo Prokuroria e sotme të hetojë familjarë të politikanëve apo funskionarëve publikë, e pengon vetëm vullneti i Kryeministrit dhe e një drejtësie të kapur prej fyti nga kryeministri.

Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë të gjithë platformën tonë për largimin e personave të inkriminuar. Është e qartë deri më sot se Edi Rama nuk e do Vetingun dhe refuzon propozimin tonë të depozituar në Kuvend. Nëse do të kishte vullnet politik dhe një prej ideve që u propozua ishte se ne mund të gjejmë çfarëdo hapësirë proceduriale për ta votuar sa më shpejt dhe kaluar sa më shpejt në të gjithë komisionet apo seancë parlamentare thjesht: PO ose JO! Do vetingu të politikanëve të lidhur me krimin ose nuk do Veting!

Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi. Sot ka një diskutim nëse do apo nuk do! Nëse PS dhe qeveria nuk e do Vetingun dhe e refuzon, atëhërë nuk mund të diskutojmë për teknikalitete të cilat janë të parakohshme.

Ne i kemi përcaktuar të gjitha dhe parashikuar në projektligjin e depozituar në Kuvend...

Vendimi ynë i sotmë është që ne do të pranojmë apo diskutojmë çfarëdolloj hapi. Nuk ka negociata, por vetëm po ose jo! Nëse do të ketë "Po", do të shpalosim të gjtiha hapat e mëtejshme.”

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 12:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...