PD organizon nesër homazhe në nderim të Azem Hajdarit, idealet e tij janë më aktuale se kurrë

Tuesday, 11 September 2018 13:58

Partia Demokratike do të organizojë nesër homazhe në nderim të Kryetarit të saj të parë, heroit të demokracisë Azem Hajdari, më rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Në një deklaratë të shpërndarë, PD fron anëtarët, simpatizantët dhe militantët e saj që të marrin pjesë në homazhet që do të organizohen nesër në orën 11-30, pranë memorialit të tij.

PD thotë se idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë.

Ja njoftimi i plotë i Partisë Demokratike

Nesër në orën 11 e 30, homazhe për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari

Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj si dhe mbarë qytetarët se nesër në orën 11:30 do të zhvillohen homazhe në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, pranë memorialit të tij në rrugën Abdi Toptani.

Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 20 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin. Demokratët dhe mbarë qytetarët janë të ftuar nesër në nderimin e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, simbolit të demokracisë, Azem Hajdari.

Idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...