Taulant Balla, në Librazhd do marrësh ndëshkimin që meriton

Tuesday, 11 September 2018 16:12

Nga Bujar Vreto

20 minuta shi dhe rruga e Babjes në periferi të Librazhdit ka dalë jashtë funksioni. Është e trishtë se si zona e mrekullueshme, ballkoni i qytetit i quajtur për nga terreni gjeografik pasi pamjet panoramike që ofron me sy të lirë dhe qyteti vështirësohet si në pëllëmbë të dorës.

Taulanti si hipnotizues është tallur dhe vazhdon te tallet me banoret e Babjes dhe Spatharit (nuk po flas për veglat e tij ne Bashki se qëllon fati te bie ndonjëherë edhe telebingo dhe fudullëku te thyen kokën) sepse këto fshatra e kane votuar sistematikisht ne çdo zgjedhje te drejta e te vjedhura dhe vetëm janë shpërfillur sapo kane dale nga kutia e votimit (kalova lumin e te dh… kalin).

Banorët e shume vuajtur dhunohen psikologjikisht nga disa pizevenge qe nuk dine gjë tjetër vetëm te mashtrojnë duke dërguar ndihmën ekonomike shtëpi me shtëpi dhe duke thënë se kush ndryshon kurs apo hap goje për problemet e zonës apo te familjes do i hiqet ndihma ekonomike, a thua valle se sharlatanët i kane dhënë shpirtin për te jetuar këtyre njerëzve te shkëlqyer.

Pse o te mallkuar për fushate zgjedhjesh vendosni ne dispozicion, paketa ushqimore, para, euro e dollare, fugona e makina te ndryshme për transport votuesish, dërgoni fadroma e kamionë për te pastruar rrugët qe te jene funksionale dhe sapo mbaroni pune duke marre votën zhdukeni e nuk ktheni me kokën pas.

Pse o të mallkuar premtoni e nuk bëni atë qe thoni apo ecni me versionin se Babjen e Spatharin e marrim sikur Taulanti te vari vetëm xhaketën ne ndonjë dushk ne mezin e dy fshatrave.

A e dini o të mallkuar se Babja e Spathari edhe pse është ballkoni i qytetit është ç’populluar dhe rinia e ka braktisur vendin për një rruge, për një shkolle, për një ujësjellës, për kanalet vaditëse dhe për pa mundësinë e tregtimit te prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtorale.

A e dini o te mallkuar qe votat i rrëmbeni për një thes miell dhe transportin me makine vetëm ditën e votimit, qe keto dy fshatra shpëtojnë po te behet rruga me asfalt nga Librazhdi-Babje-Qershize-Spathar mal- Spathar dhe lidhet me Librazhdin përsëri tek ura e Spatharit, pra bëhet unaza, kjo zonë e mrekullueshme jo që nuk ç’popullohet por do behet zona me e frekuentueshme nga qytetaret dhe zona ku do dynden investimet si nga djemtë e zonës emigrante ashtu dhe nga biznesmenë të tjerë duke zbatuar ligjet dhe ekonominë e tregut (kjo është ndihmë reale për banoret dhe jo mashtrimi i herë pas hershëm në datën e votimit me trastën bosh).

Taulant bashke me sahanlëpirësit e tu, populli të ka kuptuar mirë dhe tashme jo vetëm xhaketën të varësh por dhe pantallonat do marrësh ndëshkimin e merituar, të garantoj se s’do të bëjnë me fajde as ninullat as lekët.

Unë jam me ju dhe do të luftoj dhemb për dhemb me hajdutët në pushtet…

Autori është kryetar i Degës së PD Librazhd

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Sport

“Ta lëmë Ronaldon pa gjumë!”, policia rrethon hotelin e Juves në Valencia

Policia e qytetit të Valencias është detyruar mbrëmë të rrethojë deri në orët e para të mëngjesit hotelin ku ka qëndruar Juventusi në këtë qytet, para sfidës së Ligës së...

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Bota Shqiptare

SHBA: Kosova nuk mund të krahasohet me Republika Srbska

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se politika e SHBA-ve është konsistente kur është në...

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Aktualitet

Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki...