Petrit Vasili: Policia është marrë peng nga të paaftët

Tuesday, 11 September 2018 17:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me dorëheqjen e ekspertit të Policisë Shkencore, Viktor Hajdarit. Vasili ka renditur disa pyetje kryesore, të cilërt qytetarët kanë për këtë situatë. Së fundmi, Vasili shkruan se “kur krimi është kryeçeshtja e çdo qytetari dhe priten mesazhe ndryshimi largimi i të aftëve dhe triumfi i shkollëpakëve, që nga Kryeministri e me radhë ministra e drejtorë &co është një tragjedi e vërtetë”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Policia është marrë peng nga të paaftët,a është kjo në favor të krimit?

Një nga ekspertet më të mirë të Policisë Shkencore, Viktor Hajdari jep dorëheqjen për shkak të klimës mbytëse, asfiksuese dhe injorancës së dukshme në drejtimin e institucionit të policisë shkencore.

Por qytetarët kanë disa pyetje të mëdha:

1. A e di Kryeministri rëndësinë e jashtezakonshme të policisë shkencore?

2. A ka kaq shumë punonjës të nivelit të lartë shkencor që Shqipëria të ketë luksin t`i largojë?

3. A mund të zbulohet veprimtaria kriminale pa polici shkencore cilësore?

4. A luftohet krimi me injorancë teknike?

5. A favorizohet krimi kur fuqia zbuluese dhe e ekspertizës bie?

6. A mos është pikërisht ky synimi i Kryeministrit që krimet të mos zbardhen?

7. A mos është ditë e mirë për krimin largimi i ekspertëve të aftë dhe ditë e zezë për qytetarët?

Në këto momente kur krimi është krye çështja e çdo qytetari dhe priten mesazhe ndryshimi largimi i të aftëve dhe triumfi i shkollëpakëve, që nga Kryeministri e me radhë ministra e drejtorë &co është një tragjedi e vërtetë.

Po presim të dëgjojmë sharjet idiote të qeverisë për ekspertin Hajdari dhe shpjegimet akoma më idiote të Ministrisë që të justifikojnë gjithçka, megjithatë turpi atyre do t`ju mbetet dhe krimi do të fërkoje duart i kënaqur.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 17:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Aktualitet

Frashëri tradhëtar? Plasari: Ka mbaruar koha kur historia censurohej

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit. Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë...

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Aktualitet

Spanja bën hapa para në njohjen e Kosovës

Spanja do të lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet kombëtare, në një kompeticion të organizuar në shtetin iberik, edhe pse Madridi nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit ballkanik. Kjo...

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Aktualitet

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!