PDIU ikën nga Rama, nis negociatat për koalicion zgjedhor me PD

Tuesday, 11 September 2018 18:10

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka braktisur koalicionin qeverisës. Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i cili mandatoi kryetarin e saj Shpëtim Idrizin për të  negociuar me Partinë Demokratike dhe opozitën për një koalicion zgjedhor. Vendimi për shkëputje nga qeverisja e Ramës vjen fill pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit, siç ishte largimi i dy deputeteve nga PDIU, ku Reme Lala iu bashkua PS dhe Elena Xhina në Elbasan, doli e pavarur.

‘Mollë sherri’ siç duket u bë Bashkia e Dibrës, shqetësime që i ka bërë publike edhe vet kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shprehte shqetësimin e tij nga fuqizimi politik i drejtuesve lokalë të PDIU në Dibër.

Aktualisht deputet i vetëm i PDIU është Dritan Bici, i cili pak kohë më parë zuri vendin e Aqif Rakipit, pasi KQZ-ja i hoqi mandatin deputetit të qarkut të Elbasanit për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Në mbledhjen e këshillit kombëtar pritet të votohet Shpëtim Idrizi si negociator me Partinë Demokratike, për një afrim të kësaj force politike me partinë opozitare më të madh në vend.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 22:28

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi

Aktualitet

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi

Marrë nga exit.al Një pjesë e rrugës antike Egnatia është dëmtuar nga punimet për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”, në Pogradec të kryera nga kompania “Hidropower Elektrik”. Ky fakt...

Të dënuarit e Burrelit kërcënojnë me grevë urie

Aktualitet

Të dënuarit e Burrelit kërcënojnë me grevë urie

Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin. Ata kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet...

Bashkëshorti i Megan Fox nuk shikon djalin prej 4 vitesh

Show-biz

Bashkëshorti i Megan Fox nuk shikon djalin prej 4 vitesh

Ish-e fejuara e Brian Austin Green, Vanessa Marcil e ka akuzuar atë për përfshirjen e saj në një betejë të kujdestarisë ndaj djalit të tyre 16 vjeçar për 12 vitet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!