Deputetja e LSI-së ngre alarmin për drogën në shkolla: Të reagojmë në kohë, qeveria nuk po vepron

Tuesday, 11 September 2018 18:40

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka reaguar me shqetësim ndaj faktit që adoleshentët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Kejdi Mehmetaj thotë se “ndërkohë që vendi zjen nga krimi I shpërndarë rrugëve pa frikë e pa tulatje, për fillimin e vitit të ri shkollor askush nuk është kujtuar të marrë masa.”

Postimi i plotë:

Shkolla po fillon, adoleshentët shqiptarë më shumë se kurrë janë të ekspozuar ndaj konsumit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë që vendi zjen nga krimi I shpërndarë rrugëve pa frikë e pa tulatje, për fillimin e vitit të ri shkollor askush nuk është kujtuar të marrë masa.

Sa rrezikohen të rinjtë shqiptarë nga bandat? Sa të ekspozuar janë ndaj përfshirjes në akte kriminale? Sa të lidhur janë të rinjtë me tregun e lëndëve narkotike dhe sa I konsumojnë ato?

Shifrat që vijnë nga organizatat ndërkombëtare bien si këmbana alarmi në familjet shqiptare.

Shqiptarët kanë përqindjen më të lartë në botë të përdoruesve të kokainës. Shqiptarët janë kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit dhe Shqipëria në vendin kryesor tranzit të lëndëve narkotike që synojnë Europën.

Padyshim që faturën më të lartë në gjithë këtë situatë të krijuar e pagujnë të rinjtë. Si rrjedhojë e naivitetit, varfërisë dhe humbjes së shpresës ata bëhen peng të bandave dhe kthehen në kultivues, shpërndarës dhe përdorues.

Rajonet e policisë në Shqipëri, por edhe në gjithë Europën janë të mbushur me adoleshentë, që në moshë fare të re janë kapur në situata të rënda të thyerjes së ligjit. Sepse në këto raste nuk dënohen fajtorët e vërtetë, por më të pamundurit e më të pambrojturit.

Shkollat, si qëndrat kryesore të edukimit, nuk janë më zona të sigurta, por ambjentet e para ku të rinjtë prezantohen me këto fonome. E ndërsa rreziku rritet asnjë masë e re nuk ndërmerret.

Stafet pedagogjike, psikologët, policët, prokuroria, qëndrat spitalore e çdo institucion tjetër shtetëror do të duhej të ishin sot të bashkuar me një plan të qartë të çlirimit të rinisë nga fenomenet kriminale që po shkatërrojnë jo vetëm të ardhmen, por edhe shpresën dhe ëndrrën.

Mungesa e veprimit tregon qartazi një gjë: Qëllimi I qeverisë nuk është të qeverisë Shqiptarët, por të qeverisin për bandat dhe shqiptarët ti vën në funksion të tyre.

Të reagojmë sot, nesër do jetë shumë vonë!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...