Kryemadhi: Rama do i hajë kokën Veliajt, kam të dhëna se s'do rikandidohet në Tiranë

Tuesday, 11 September 2018 22:17

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur këtë mbrëmje në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore, teksa ka deklaruar se opozita po mendon për një emër për bashkinë e Tiranës.
E ftuar në emisionin Përballë në TVSH, Kryemadhi madje është shprehur se ka informacione brenda PS-së,se Rama mund të mos e rikandidojë Erion Veliajn në bashkinë më të rëndësishme të Shqipërisë. Kryemadhi e ka argumentuar këtë deklaratë duke thënë se Rama ndihet disi i kërcënuar nga Veliaj.

Kryemadhi: Me informacionet e mia që kam, Veliaj mund të mos jetë më kandidat. Unë besoj se zoti Veliaj mund të jetë një konkurencë shumë e madhe e Ramës... Rama në PR e imazh është bërë tashmë pak demode, dhe zoti Veliaj ka sjellë po themi një tjetër frymë. Kjo ndjenjë xhelozie do t’i hajë kokën zotit Veliaj. Por deri atëherë do të kemi kohë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...

Shpend Ahmeti kurorëzon Elitën dhe Gjikon

Show-biz

Shpend Ahmeti kurorëzon Elitën dhe Gjikon

Elita dhe Gjiko kanë bërë betimin e tyre të dashurisë. Çifti i kanë thanë PO njëri-tjetrit, ndërsa kurorëzimin e tyre e ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.  Ata tashmë kanë bërë...