Berisha “tregon” kush e vrau Azem Hajdarin

E mërkurë, 12 September 2018 12:02

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta në ceremoninë përkujtimore të 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.

Sipas ish-kryeministrit tribuni i demokracisë u ekzekutua nga shteti me uniforma.

Berisha tha se Azemi ka vuajtur shumë sepse nuk shkonte dot luftëtar në Kosovë.

“Ai ishte një lider epokal, aq sa ishte i zakonshëm ishte edhe i jashtëzakonshëm. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla. Atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq.

Por nëse ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun. Këtu qëndron arsye që ai ishte i gatshëm për të takuar dhe biseduar. Një tribun në çështjen kombëtare. Në takimin e parë me Besnik Mustafën, i them që ne jemi kosovarë dhe ashtu jemi. Tropoja është malësi Gjakove dhe pa Shqipëri të lirë nuk ka Kosovë të lirë.

Kjo ishte problemi tek pluralizmi. Nuk besoj të ketë patur njeri që të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot ai si luftëtar i thjeshtë në Kosovë. Një kërkesë që do tua paraqiste me insistim çdo ditë. Vendim im është vetëm atij”, tha Ish-kryeministri Sali Berisha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Publikohen formacionet anti-Uells, Panucci nuk ndryshon

Sport

Publikohen formacionet anti-Uells, Panucci nuk ndryshon

Shqipëria pret në "Elbasan Arena" Uellsin në një miqësore luksi. Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë kthesën, pas asaj humbje turpëruese 4-0 ndaj Skocisë dhe përballë Bale me shokë kërkojnë vetëm...

Largimi i Panuccit, Duka: Nuk është në dorën time

Sport

Largimi i Panuccit, Duka: Nuk është në dorën time

Qëndrimi ose jo i Christian Panuccit është kthyer në një çështje në kombëtaren shqiptare. Rezultatet negative dhe loja e dobët kanë bërë që drejt italianit të vërshojnë kritika të shumta. Megjithatë...

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Aktualitet

KPK e kualifikoi, ndërkombëtarët kërkojnë përjashtimin e prokurorin

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për kalimin e procesit të vettingut për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Sipas Komisionerit Publik, hetimi nga Komisioni i Pavarur i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!