Basha, pas takimit me Veselin: Theksi në këtë kohë sfidash është uniteti

E mërkurë, 12 September 2018 15:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Pas takimit z. Basha dhe z. Veseli dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Lideri i opozitës në Shqipëri theksoi se fokusi i bisedës ishte tek forcimi i unitetit të faktorit në Kosovë, Rajon por edhe në Tiranë.

Basha theksoi se duhet të respektohet parimi i moscendimit të kufijve.

“Kam kënaqësinë që të mirëpres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kemi pasur një bisedë të frytshme të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani. Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të normalizimit të dy vendeve”, tha Basha.

Ndërkohë, Veseli pohoi në fjalën e tij se Kosova nuk ka si qëllim që të marrë kufijtë nga të tjerët, ndërsa shtoi se shumë prej qytetarëve të saj do të kenë brenga.

“Sot patëm takime me përfaqësues të lartë të shtetit. Duhet sa më shpejt platforma kombëtarë, për dialogun me Serbinë. Vullneti i qytetarëve është Kosova të pranohet në OKB, e të ecë në rrugëtimin drejt BE e NATO, të ketë raporte të mira me fqinjët. Qëndrimet janë të qarta dhe ne duhet të punojmë bashkërisht. Partitë në Shqipëri janë përkrahësit më të mëdha të shtetit tonë, Kjo është e ardhmja jonë, një Ballkan stabili, i integruar ku jetohet në fqinjësi të mirë, pa hyrë në punët e njëra tjetrës. Kosova nuk do të marrë nga të tjerët, është shtet sovran dhe do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë. Punojmë për stabilitetin rajonal, nuk kemi pretendime ndaj asnjë shteti, por kemi brenga për qytetarët tanë. As abetaret nuk lejohet të futen në shtetin serb”, tha Veseli.

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 15:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!