PD: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës

Premte, 14 September 2018 14:13

Nga selia e PD-së ka ardhur një denoncim tjetër për qeverinë dhe lidhjet e saj me krimin. Në një deklaratë për mediat deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj kanë dalë të bëjnë publike këto veprimtari kriminale:

Deputei Enkelejd Alibeaj denoncoi Faktin se i vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili para disa muajsh u ekstradua në Itali, pasi ishte i dënuar për trafik droge tashëm është pronar i dy kompanive të basteve.

"E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njëra prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit"

3 komente

  • Përgjigju Lajda

    Pse duhet te dalin kta te PD te bejn sikur na iluminojn edhe na thon cdo here gjera te njejta pa vlere qe nuk i hyjne ne pune asn

    Premte, 14 September 2018 18:51 komentuar nga Lajda
  • Përgjigju Eldi

    Cme duhen mua kto budalleqe o burre. Ca jane kto jo e siguron ai jo e siguron. Llogje kavaje dmth.

    Premte, 14 September 2018 18:50 komentuar nga Eldi
  • Përgjigju Goni

    O vllai po ti me hamendesime ecen mo? Firma ne emer tjeter kta thon e ka tjetri. Tymnaja kot.

    Premte, 14 September 2018 18:50 komentuar nga Goni

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...

Zv. Presidenti i SHBA-ve Pence mbështet referendumin në Maqedoni

Bota Shqiptare

Zv. Presidenti i SHBA-ve Pence mbështet referendumin në Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. Zëvendësi i Donald Trumpit i ka dhënë...

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Lifestyle

Vogëlushët e talentuar: Si mund ta dini a është fëmija juaj ndryshe nga të tjerët

Secili fëmijë është i veçantë në mënyrën e vet, aq më parë për prindërit e tyre. Mirëpo, rrallë janë të lindur me dhunti të veçantë me të cilat kompetencat e...