Të kujt janë paratë e investuara në Air Albania?

Premte, 14 September 2018 19:42

Më një spektakël të mirëorganizuar Kryeministri inauguroi sot ‘Air Albania’. Ashtu siç kjo qeveri tashmë është konfirmuar si mjeshtre, duke përdorur të gjitha truket e propagandës ‘Rilindja’ u mundua t’i mbushë mendjen shqiptarëve të varfër deri aq sa nuk e mendojnë udhëtimin me avion se kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Megjithatë një mendje e kthjellët dhe e arsyeshme do të duhet të shtronte disa pyetje para kësaj ngjarjeje. Dhe pyetjet e mëposhtme fshehin të vërteta shumë të rënda për Ramën dhe investimin ‘Air Albania’.  

Të kujt janë paratë e Air Albania? Për llogari të kujt punon administratori Sinan Idrizi? Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës? A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Sinan Idrizi njihet për besnikërinë e treguar karshi Edi Ramës. Ai ka qenë një prej oligarkëve të tij më të bindur dhe më të dashur. Ndihma që ai i dha në tentativën e dështuar të Ramës për të kapur Federatën Shqiptare të Futbollit ishte një tjetër shërbim i Idrizit për shefin e tij.

Por një pyetje tjetër, e cila është edhe më thelbësore në këtë çështje, duhet të shtrohet: Pse kaq i afër ky Sinan Idrizi me Ramën? A ndikon në këtë lidhje të ngushtë ortakësh babai shpirtëror i Ramës, Erdogan?

A është na fakt Sinan Idrizi një urë lidhëse e Ramës me Erdoganin? Urë lidhëse për sa i përket parave dhe bizneseve të tyre të pista dhe të fshehta?

Të gjitha këto janë pikëpyetje që kërkojnë shpjegim të menjëhershëm nga ana e Kryeministrit Rama. Ky njeri nuk mund të fshihet më pas fishekzjarrëve të propagandës së tij të fëlliqur. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 19:48

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Aktualitet

Denoncimi/ “Të dashurat e kriminelëve punojnë në zyrat e shtetit”

Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit dhe  jo krimineli vetë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij. Ka qenë kjo deklarata e kryetares së LSI-së, e ftuar në Top...

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Sport

Kjo është 11-a më e mirë e javës së parë të Champions

Katër lojtarë të Juventusit ja kanë dalë që të jenë në ekipin e më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pasi që ata fituan kundër Valencias Bianconeri ishin me vetëm 10...

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...