Braimllari: Ministria e Drejtësisë, koordinatore e korrupsionit dhe krimit

E mërkurë, 26 September 2018 14:11

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaruar se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë.

Statusi i plotë:

Ministria e Drejtësisë Koordinatore e korrupsionit dhe krimit.

Qeveria e krimit tani po bën show mediatik me tepsinë e vet politike.

Pasi i emëroi në pozicione drejtuese pa asnjë kriter duke shkelur rëndë ligjin, sot bën show me arrestime. Pasi e bënë lëmsh administratën publike, sot i’u shesin shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë pikërisht për këtë mision “të rrjepë qytetarët dhe ti shërbejë krimit”. Koordinatorja e korrupsionit duhet të sqarojë shqiptarët se kush ka përfituar nga këto drejtorë batakçi sepse janë vetë kokë e këmbë të përfshirë në çdo afer. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për show por kërkojnë arritje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Nuk mundet një ministre e cila ka shkelur hapur ligjin të dalë dhe ti bëj moral shqiptarëve. Nëse do të kishte një Prokurori të pavarur sot minimumi kjo ministre duhet të ishte nën hetim për shkeljen e ligjit

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 14:13

3 komente

  • Përgjigju Ora

    Si cdo here edhe kete here LSI del dhe mbron hajdutet. Rastesi? Jooo, levizje e organizuar

    E mërkurë, 26 September 2018 15:00 komentuar nga Ora
  • Përgjigju Helena

    Ore po kete drejtorin e keni vendosur ju.. kur ka qene minister drejtesie ai batakciu i LSI

    E mërkurë, 26 September 2018 14:50 komentuar nga Helena
  • Përgjigju sem

    Nje pyetje bej une pse jane ngritur ne kembe kta te LSI? Apo po ju heqin drejtorin qe ju sillte para cdo fund muaji

    E mërkurë, 26 September 2018 14:50 komentuar nga sem

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Aktualitet

Studenti ia plas Ramës në fytyrë: E zbuluan teatrin që jemi të FRESH-it

Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama...

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Aktualitet

U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe...

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Pedagogia: Nuk e di çfarë do më shumë Nikolla për të dhënë dorëheqjen

Shefja e departamentit të Letërsisë në Fakultetin Filologjik Lili Sula e ftuar në studion e "Ora News", tha se nuk e di se çfarë pret më shumë ministrja e Arsimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!