A ka ngjarje kriminale në Shqipëri ku të mos jetë i përfshirë Taulant Balla?

E mërkurë, 10 October 2018 12:15

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, duket se është i përfshirë në shumë ngjarje, dhe ngjarje jo të vogla, por kriminale.

Nuk ka skandal që emri i Taulant Ballës të mos përmendet si i përfshirë, duke filluar që nga sekuestrimi i miliona eurove në Rinas, e deri tek rasti më i fundit, ai i videos së publikuar mbrëmjen e djeshme nga deputeti Ervin Salianji.

Taulant Balla prej kohësh ishte në qendër të vëmendjes për shkak të bashkëpunimit të ngushtë që ka pasur me bandat e shumta në Elbasan.

Por, ndryshe nga se mund të ndodhte në një vend normal në botë, ku karriera e tij do të kishte marrë fund, Balla vetëm sa është ngjitur më lartë në politikën e së majtës së shqiptare.

Dhe ngjitja e tij nuk ka qenë e rastësishme, e aq më pak për merita të tij si politikan, por ai është aty ku është, pasi bën lidhjen mes Edi Ramës dhe bandave që i shërbejnë atij.

Taulant Balla doli në skenë edhe në rastin e Xhisiela Malokut, ku djali i deputetit të PS-së në Fushë-Krujë e përdhunoi dhe e dhunoi atë.

Ishte oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi Ballën se kishte qenë në Komisariat në momentin që i është vënë pistoleta në kokë për të mos vazhduar me tej hetimet.

Ishte ngjarja kriminale në Fushë-Krujë, ishte edhe Taulant Balla.

Por, mbrëmjen e djeshme doli video ku dëshmitari i prokurorisë, aktori i sajuar nga Edi Rama, u kap mat duke u shprehur se Taulant Balli i kishte ofruar shuma të majme parash për të dëshmuar se audio-përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm ishte sajesë.

Edhe këtu doli Taulant Balla.

Taulant Balla lidhet edhe me ngjarjen e ndodhur të enjten e kaluar në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Bëhet fjalë për përplasjen mes të “njohurve” në Tiranë, Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, për të cilët ka dyshime të forta se janë pjesë shumë e rëndësishme botës së nëndheshme që lëvizin fije e çdo gjëje.

Përplasja mes tyre ndodhi në një nga lokalet, ku Taulant Balla është klienti më i rregullt, madje njihet edhe miqësia e tij me pronarin e lokalit.

Taulant Balla, nuk është kreu i Grupit të deputetëve të PS-së, por është drejtori i marrëdhënieve me krimin në qeverinë e Edi Ramës.

/55News.al/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!