Kryemadhi-Danielsson: Vullnet i palëkundur i LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore

E mërkurë, 10 October 2018 14:26

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Kryemadhi diskutoi zhvillimet lidhur me proceset integruese të vendit dhe problemet lidhur me të.

Ajo shprehu vullnetin e LSI-së dhe të opozitës për të mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit dhe falenderoi Danielsson dhe personalisht për mbështetjen e tij.

Për Reformën në Drejtësi, ajo theksoi momentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i reformës për shkak të veprimeve flagrante të mazhorancës për kapjen e saj, që kanë sjellë dhe uljen e dukshme të besimit të publikut te reforma duke evidentuar atë si një reformë të njëanshme të mazhorancës.

Ajo vuri në dukje vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amendamenteve që rikthenin Reformën në Drejtësi në respekt të Kushtetutës dhe të frymës konsensuale të 21-22 korrikut 2016. Paketë e cila u refuzua dhunshëm nga mazhoranca dhe kryeministri.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me dekapitimin e sistemit të drejtësisë, ku aktualisht vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK.

Ajo shprehu vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore, por ajo nënvizoi se mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës.

kryemadhi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Letra dhe fjalët e princ Vidit para se të largohej nga Shqipëria

Aktualitet

Letra dhe fjalët e princ Vidit para se të largohej nga Shqipëria

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018 “Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit...

Vetëhelmoet me detergjent 34-vjeçarja në Lezhë

Aktualitet

Vetëhelmoet me detergjent 34-vjeçarja në Lezhë

Një 34-vjeçare në Lezhë, ka konsumuar detergjent, si zgjedhje për ti dhënë fund jetës së saj. Sipas Policisë Vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku në kushtet...

Skandal, ja kush i furnizon kopshtet dhe çerdhet

Aktualitet

Skandal, ja kush i furnizon kopshtet dhe çerdhet

Këto janë ambientet e një biznesi i cili ka fituar tenderin për të bërë furnizimin me ushqime të disa institucioneve shtetërore.Shtëpia e Foshnjës dhe ajo e pushimit në Durrës, disa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!