Rama del jashtë kontrollit, nis kërcënimet ndaj opozitës

E mërkurë, 10 October 2018 14:59

Zhvillimet e vrullshme të orëve të fundit, kanë nxjerrë jashtë kontrolli edhe Edi Ramën I cili ka nisur kërcënimet direkte  ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj.

Në një reagim në twitter, Rama ka folur për herë të parë edhe për video-përgjimin e mbrëmshëm, por pa I përmendur emrin as videos dhe as “dëshmitarit të tij kyç”, Fredi Alizoti, I cili nga biseda që u publikua një ditë më parë nxori zbuluar Ramën, Xhafajn, Prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe kreun e deputetëve socialist Balla, të cilët, I kishin ofruar 200 mijë euro Alizotit për të “kaluar në krahun e tyre” dhe për të dhënë dëshmi të rreme.      

Ja postimi i plotë i Ramës

"E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy".

Dhe pas vetëm 15 minutash, Rama i çekuilibruar shkruan sërish: 

Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd. /syri.net

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!