Qindra qytetarë para Presidencës, falënderojnë Metën për kthimin e ligjit për Teatrin

E Enjte, 11 October 2018 19:55

Qytetarë, artistë dhe aktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Ilir Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit. Protestuesit janë ndalur fillimisht para godinës së Presidencës, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për vendimin e kreut të shtetit që ktheu ligjin në Kuvend.

Më pas protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.

Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”. Ndërkohë që kanë falenderuar presidentin Meta që sipas tij mbrojti kulturën.

Presidenti i Republikës Ilir Meta riktheu sot për herë të dytë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenca argumentoi se ligji i dytë, që u miratua në sesionin e ri parlamentar në shtator është rikthyer, pasi nga dekreti i parë, që pavarësisht se u miratua në Kuvend nga shumica, nga 9 pikat që kreu i shteti kërkoi për rishqyrtim, u mor në konsideratë vetëm njëra, por edhe ajo jo e plotë.

Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, në dekretin e tij Presidenti se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin. Presidenti shprehet ligji i ri parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit ku do të zhvillohet projekti.

Sipas Metës, njëri prej këtyre pronarëve rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti ‘Fusha’, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Politikë

Demokratët e Grupseksionit Barking dhe Dagenham, degës PD në Britani të Madhe, mblidhen më 29 tetor

Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e...

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Aktualitet

Plehrat në Fier shkaktojnë helme të dëmshme për njerëzit

Mbi 100 ton me mbetje urbane shkarkohen në një ditë në fushën e plehrave të Fierit në lagjen Sheq.Banesat me malin e mbetjeve janë shumë pranë. Kjo fushë nuk është...

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Politikë

Tabaku jep 6 arsyet pse Rama po transferon lojërat e fatit në online

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!