Basha: Ngjarja e Matit dëshmi e degradimit total të shtetit

E Enjte, 11 October 2018 20:29

Kreu i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’, për masakrën e ndodhur ditën e sotme në Mat ku mbetën të vdekur 3 persona.

Basha shkruan se kjo ishte një vrasje barbare dhe se uron që zoti t’i lehtësojë dhimbjen familjarëve të viktimave, si dhe i uron shërim të shpejt të plagosurit.

Më tej kreu i opozitës shkruan se kjo masakër provon edhe njëherë se shteti ka degraduar i tëri.

Postimi i plotë:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!