Masakra në Mat/ Dhurata Çupi: Kjo është mendësia barbare që ka mbjellë Rama

Premte, 12 October 2018 11:01

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u shënua në Mat, ku Kujtim Koxhaj qëlloi me breshëri armësh në drejtim të 13 personave, shumica e të cilëve ishin punonjës të Bashkisë.

 Tre prej tyre mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos për shkak të plagëve të marra, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i kërkon sot llogari kryeministrit Rama për shkak të mosreagimit të tij lidhur me ngjarjen.

Çupi përmend dhe faktin se Koxhaj nuk ka qenë një njeri i panjohur në zonë, po kreu i PS-së dhe kryeplak i fshatit, që siç duket rruga sipas saj i cënonte interesat për zgjedhjet e ardhshme.

Reagimi i Çupit:

3 qytetare humben jeten dhe nje tjeter po lufton me plaget e marra ne spital. Ata nuk ishin bandit as trafikant e vrases por ishin qytetare te ndershem qe po punonin per te ndertuar rruge per banoret e varfer te Shellise. 

Ndersa sot familjaret dhe qytetaret e Matit pergaditen tu japin lamtumiren e fundit 3 qytetareve qe u vrane ne krye te detyres,kryeministri i vendit nuk ka gjetur nje minute te pakten per te ngushelluar familjen ndonese pergjegjesia e tij eshte e shumfishte. Ata 3 qytetare u vrane barbarisht dhe jo nga nje njeri dosido jo per hakmarrje apo prishje pazaresh droge, por nga kryeplaku dhe kryetari i PS me motivin e vetem se po ndertonin rruge dhe rruga mund ti prishte pune ne zgjedhje. 

Kjo eshte mendesia barbare qe ka mbjelle Edi Rama me qeveverine e tij. Trafik droge per vota, kriminel qe kercenojne me zgjedhje dhe kulmi vrasja e djeshme me e tmerrshmja nga te gjitha. Edi Rama hesht sepse eshte ai pergjegjes i kesaj mendesie kriminale i kesaj pasigurie dhe i banditeve qe ka veshur me pushtet politik.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Politikë

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama u pa në Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe pse studentët nuk ishin në dije të këtij takimi. Madje ata denoncuan edhe me video...

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Politikë

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tentativa e Kryeministrit Rama për gjoja dialog është thjesht dhe vetëm tentativë për përçarje të studentëve. Çupi shkruan në Facebook shkruan se në 5...

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Aktualitet

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se nga ky aksident dyshohet se ka mbetur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!