Rilindja e arsimit me Nikollën/ Klasa përdoret për restorant (FOTO)

Diel, 04 November 2018 16:54

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka publikuar dy foto ku shihen disa persona të cilët pjekin dhe hanë mish në klasë.

Kjo ngjarje është regjistruar në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan:

SHKOLLA KU MISHI PIQET E … MINISTRIA NUK DIGJET

Deri më tani Ministrinë e Arsimit dhe drejtuesen e kam quajtur të paaftë dhe të papërgjegjshme.

Me sa duket qenkam gabuar!?😜

Fotot e mëposhtme të bëra në shkollën 9 vjeçare Zhepë, Skrapar ma “ndryshuan” tërësisht opinionin.

Ministria duket hapur këtu që është “gjeniale” dhe shumë “serioze”.
Shpikjet e saj nuk shterojnë asnjëherë.

“Mësojmë me hell në dorë” quhet kjo nisma më e re e Ministrisë, e cila shoqërohet me iniciativën e Qeverisë: “Ndalohet alkooli jashtë shkollave… e lejohet brenda”.

Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, “ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”.

Faktet ulërasin!
E nuk janë të vetmet.

Rrëfejnë saktë se si institucionet tona arsimore janë degraduar tashmë jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.

Tani në shkollat tona “të gjeneratës së re”, ndodh gjithçka.

Aty dhe shpërndahet “mall”, siç tregojnë shumë denoncime të nxënësve e prindërve, bëhen dhe mbledhje partie, por dhe njëkohësisht hahet e pihet qelepir e bëhet aheng për shtatë palë qejfe.

Shkolla së fundmi është dhe gjelltore dhe thertore dhe han me katër porta, ku vetëm mësim e edukim nuk ndodh të bëhet, ose rrallë bëhet.

Kjo është pamja reale e arsimit përtej fjalëve të stisura të Ramës e Linditës.
Rroftë Rilindja e … hellit në Arsim!

45386007_2201913116719196_1718660296257568768_n.jpg

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!