SKANDALI/ Kunatat e pushtetarëve socialistë emërohen në Drejtorinë që ka 310 milionë euro buxhet

E Enjte, 08 November 2018 11:47

Deputetja e Partisë demokratike Izmira Ulqinaku ka denoncuar këtë të enjte abuzimin e qeverisë me emërimet e familjarëve të pushtetarëve në drejtorinë e Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Ajo solli disa raste dhe çuditërisht emërimin e kunatave të pushtetarëve më të afërt të Ramës në drejtorinë që për buxhet vjetor ka 310 milionë euro.

“Slloganet “Po bëjmë shtet”, “Për Shqipërinë që duam” apo “E gjithë vëmendja për ju” janë vetëm fasada propagandistike e Edi Ramës. Në të vërtetë shtetin e ka vënë në dorën e bandave të partisë, në dorën e militantëve dhe të paaftëve, si dhe në dorën e motrave dhe kunatave të partisë.

 Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë së Edi Ramës, ku ortakëria familjare është në themel të administrimit të miliarda lekëve nga taksat e shqiptarëve.

 Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor është modeli i nepotizmit të qeverisë dhe i dorëzimit të shtetit në duart e motrave dhe kunatave të partisë.

 310 milionë euro është buxheti vjetor i Fondit ku punon motra e Arben Ahmetajt, e emëruar zëvendësdrejtore e përgjithshme pak ditë më parë, kunata e Ogerta Manastirliut, kunata e Taulant Ballës, kunata e Engjëll Agaçit, kunata e Fatmir Xhafës. Me pak fjalë, e gjithë vëmendja është për kunatat!

 Nga një anë, është Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që, si anëtarë të Këshillit Drejtues vendosin për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, nga ana tjetër janë motrat dhe kunatat e tyre që firmosin për dërgimin e parave në llogaritë e kloentëve të qeverisë.

Shqiptarët duhet ta dinë se nga 310 milionë euro buxhet për Fondin, 110 milionë euro janë para që shqiptarët i paguajnë direkt si sigurim shëndetësor dhe pjesa tjetër 200 milionë euro, janë nga taksat” denoncoi Ulqinaku.

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 11:51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!