SHBA nuk ia njeh Ramës zv/ ministrin Lleshi, kërkon Ministër

E Enjte, 08 November 2018 12:21

Shtetet e Bashkuara janë kundër qëndrimit të kreut të qeverisë për të drejtuar ministrinë e Brendshme me një zv.ministër që sipas tij do të ketë kompetencat e ministrit. Reagimi amerikan ka ardhur vetëm një ditë pasi Ram shoqërojë në zyrat e ministrisë së Brendshme, Lleshin si zv.ministër me kompetencat e ministrit. Amabsada amerikane deklaron se “duhet një ministri që të jetë plotëisht funkionale”, ndërsa shton se ky “është një element kyç”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar.
Po ashtu ambasada e SHBA-ve thekson se: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta. Ndërkohë, Rama nuk u tërhoq, duke propozuar Lleshin zv/ministër të Brendshëm, i cili u emërua zyrtarisht nga Kuvendi në këtë post, por me kompetencat e ministrit.
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.”, thuhet ne mesazhin e ambasades.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!