Mbivendosjet e 8 nëntorit i bashkon mungesa e shtetit

E Enjte, 08 November 2018 19:04

Nga Ilir Nikolla

Asistuam sot në mortin e minoritarit tonë, njëkohësisht ushtar i Athinës, si dhe në shfaqjen mediatike te flamurit grek në transmetimet e drejtpërdrejta në televizionet shqiptare, të cilat s’dinin nëse transmetimi ishte patriotizëm apo kolaboracionizëm. Ky 8 nëntor la pas një ngjarje themelore për shqiptarët, përvjetorin e Formulës së Pagëzimit, të parit dokument shqip, shkruar nga peshkop Pal Engjëlli më 1462-in. Kjo ditë u shenjua nga vizitat e presidentit Meta në Horën Arbëreshe në Kalabri, por edhe nga takimi kolaboracionist i Hashim Thaçit me Vuçiç në Bruksel.

Meqë jemi tek kolaboracionizmi me serbët, 8 nëntori na kujton edhe themelimin e partisë së Enver Hoxhës prej komunistëve jugosllavë.

Kujtesat e 8 nëntorit të sivjetëm kishin shumë mbishtresa, por një konstante, amnezinë e shtetit. Sot kam marrë qindra telefonata të shqetësuara nga shqiptarë, këndej e andej kufirit (nga diaspora po se po), të shqetësuar e të ndjerë të fyer nga arroganca që u shfaq sot prej disa grekëve në Bularat. Në portalet e Edi Ramës kam lexuar qesëndisje për mikpritjen që arbëreshët dhe presidenti italian Matarella i rezervoi kryetarit të Shtetit Shqiptar, ndërkohe që në facebook-un tim dhe disa dritare të profilizuara kam lexuar klithmat e disa profesorëve që brisnin për gjuhen shqipe në përvjetorin e Formulës së Pagëzimit.

Këto ofshama më errësuan vëmendjen dhe s’e ndoqa dot dëmin që po na shkakton Hashim Thaci. Të gjendur në Mesdhe, është fort luksoze të vuajmë nga amnezitë 100 vjeçare të shtetit. Hallet e pushteteve na e kanë grabitur krejt energjinë ditore, prandaj halli i Edi Ramës mposht fyerjen që përjetuam në mortin e Kacifas, fjala filo-shqiptare e Matarella-s zhurmohet nga lufta politike e Edvinit ne presidentin Meta, kurse për 556-vjetorin e Formulës së Pagëzimit s’kemi mundësi të flasim, pasi në dialogun Thaci-Vucic, në rend të ditës është cirilikja.

Në një vështrim fundditor, amnezitë e shtetit kanë lidhje të forta me 8 nëntorin e 1941-it. Ajo vatër infeksioni, vijon të na rrënojë. Këtë 8 nëntor patëm një ditë shumë të keqe, prandaj s’mund të vijojmë të mendojmë se ylli i fatit të mirë na mjafton. Sa më shpejt të nisim përkujdesjen për fatin tonë, fatin e shqiptarisë si vlerë evropiane - siç tha presidenti italian në Kalabri - aq më shumë do largojmë parashikimin prej kasandrash që shumë mendimtarë shqiptarë kanë bërë, se në ardhtë fundi për shqiptarinë, ai do vijë prej shqiptarëve.

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 22:31

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!