Kryemadhi, Fleckenstein-it: Rama ka bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE

E Enjte, 08 November 2018 19:18

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me Raporterin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Në një postim në Facebook Kryemadhi thotë se perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Sipas saj Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

“Falënderoj Raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qenë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin Kushtetutës të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca”, shkruan Kryemadhi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!